Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickovski ka reaguar pas deklaratave të ashpra të Ministrit të Jashtëm grek, Georgers Gerapetritis dhe homologut Kyriakos Mitsotakis.
Mitckoski shprehet se është mësuar me poshtërimin dhe ofendimin por në këtë mënyrë ai fiton në fund.
“Më vjen keq që nuk shohin një ndryshim politikash këtu. Në vendin tonë, në qeverinë e Maqedonisë, kanë kaluar kohët e politikanëve me shpinë të përthyer, të politikanëve që poshtërohen, të politikanëve që janë të gatshëm të nënshkruajnë çdo gjë, por jo për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Maqedonisë” përfundoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mitckoski.