Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pas takimit të zhvilluar me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, gjatë vizitës së këtij të fundit në Greqi. Mitsotakis theksoi rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe riafirmoi mbështetjen e Greqisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në një postim në platformën X, Mitsotakis shkruan:
“Sot u takova me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Na u dha mundësia të vlerësonim progresin e rëndësishëm që kemi bërë në marrëdhëniet tona dypalëshe, duke shprehur njëkohësisht mbështetjen tonë të vazhdueshme për rrugën e vështirë të Shqipërisë drejt BE-së.”
/5pyetjet.al









