Ish-ministri Ilir Beqaj u arrestua ditën e sotme për abuzim me fondet e BE-së. Veç faturave fiktive dhe lëvizje të tjera SPAK theksoi se nga hetimi rezultoi se “personi nën hetim Ilir Beqaj ka fshehur edhe pasurinë e luajtshme automjet me targë AB ….. DE blerë në vitin 06.09.2019, në emër të personit nën hetim Ermal Kurtulaj”.
Bëhet fjalë për makinën “Tuareg”. Por si e justifikoi Beqaj disa muaj më parë? “Lidhja me Ermalin jua kam thënë prej kohësh. Ka një arsye të thjeshtë pse vij me automjetin e tij. Unë vij me automjetin e tij sepse nuk di t’i jap makinës. Nuk kam pasur patentë” tha ish-ministri.