-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK: Beqaj dhe Kumbaro prenë dy fatura për të njëjtën konferencë me fondet e BE-së

Kryesoret

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK-ut dhe vendosi që të arrestonte Ilir Beqajn për abuzim me fondet e BE-së. Hetimin ndryshe nga dosja e Sterilizimit, e mori në dorë vetë Altin Dumani, drejtuesi i SPAK-ut. Në mëngjes ish-deputeti socialist u arrestua. Pasdite SPAK-u solli reagimin e parë për mediat me akuzat.

Arrestimi i Ilir Beqajt, sekuestrohen mbi 50 mln Lekë dhe telefona

Prokuroria sqaronte se Beqja ka abuzuar me fondet e Bashkimit Europian të cilat përmes organizimeve dhe eventeve të ndryshme i kalonte tek restoranti i tij “Gzona” tek Kalaja e Tiranës me fatura sa fiktive dhe sa të fryra.

Në një nga rastet, SPAK thotë se për organizimin e një konference për turizmin janë prerë dy fatura, një nga agjencia që drejtonte Ilir Beqaj me fondet e Bashkimit Europian dhe një nga Ministria e Kulturës me fondet e taksapaguesve shqiptarë.

Vjedhja e fondeve të BE-së/ SPAK: Ja përse e arrestuam Ilir Beqajn (Akuzat)

“Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 3 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa” duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “L…… International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia dhe Drejtor Ekzekutiv personin nën hetim A. N.

I vetmi shërbimi i ofruar për eventin nga kjo shoqëri tregtare është organizimi i darkës, vazhdon SPAK, e cila është organizuar nga restorant “Gzona” në një vlerë prej 4.189.000 lekësh” thotë SPAK-u. Lekët përmes faturave fiktive përfundonin në xhepat e Beqajt.

“Nuk di t’i jap makinës”! Por çfarë zbuloi SPAK-u për ‘Touareg’-un e Beqajt?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit