Mbrëmjen e sotme një aksident automobilistik në Tiranë.
Në zonën e ish Bllokut një automjet ka përplasur një motoçikletë.
Mësohet se motoçikleta e përfshirë në aksident është e një shpërndarësi ushqimi.
Ende nuk dihet gjendja e drejtuesit të motoçikletës.
Ndërsa në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca.