Ditën e sotme qafa e Llogarasë është përfshirë nga zjarri.
Agjencia e Mbrojtjes Civile u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin rrugën në Qafën e Llogarasë për shkak të zjarrit që është aktivizuar në zonë.
Gjithashtu u bën apel dhe drejtuesve të mjeteve të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit dhe emergjencave civile për lëvizjen e tyre, në mënyrë që të lejohen mjetet dhe efektivët të punojnë për shuarjen e zjarrit.