-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çiljeta Xhilaga tregon planet e afërta për një fëmijë

Kryesoret

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga në podkastin “Zë me Mirën” zbuloi disa detaje personale, duke ndarë edhe një moment delikat nga jeta e saj.

Ndërsa fliste për marrëdhënien me Alban Hoxhën, ajo tha se pasi ajo ka dalë nga “Ferma VIP”, të dy ndihen më të dashuruar se kurrë.

“Unë dhe Albani e di si jemi tani? Sikur jemi ridashuruar nga e para! Ky dy muaj e gjysmë, që nuk kishim ndenjur kurrë në këto 8 vjet larg njëri-tjetrit, na bëri mirë. E shohim njëri-tjetrin me një dashuri shumë të madhe”, -u shpreh këngëtarja.

Më tej, ajo tregoi se të dy kanë një dëshirë shumë të madhe për fëmijë dhe nëse nuk ndodh në mënyrë natyrale, do të provojnë me Invitro. Përpara kësaj, ajo tregoi se ka qenë shtatzënë disa vite më parë, por shtatzënia iu ndërpre në javët e para.

“Pa diskutim që bebi ka qenë në planet tona. Unë kam qenë shtatzënë përpara katër vjetëve, kur sapo kishim filluar bashkëjetesën. Nuk pata fat, sepse m’u shkëput në javën e shtatë. Që atëherë kemi tentuar, por nuk kemi qëlluar.

Kështu që e kemi marrë një vendim të dy, që edhe nëse nuk vjen kjo gjë natyralisht, do ta bëjmë me Invitro. Do godasim edhe për një, edhe për dy. Të shohim!”

Çiljeta dhe Albani jetojnë me dy djemtë e tyre, Fernandon dhe Bekon. Këngëtarja e ka shprehur edhe në “Ferma VIP” që do të donte të kishte një fëmijë me Albanin pasi do të ishte një lidhje edhe më e fortë për dy djemtë e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit