Ditën e djeshme një 24-vjeçar shqiptar u arrestua në Slloveni.
Shqiptari punonte si kontrabandist pasi transportonte njerëz ilegalisht.
Gjatë kontrollit zyrtarët policë në automjetin “Nissan” konstatuan se kishte 32 njerëz mes të cilëve 9 fëmijë të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Sllovenisë nga Kroacia.
Shqiptari është vendosur në paraburgim, ndërsa të huajt që ishin të gjithë turq kanë aplikuar për azil.