Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit. Në mbledhjen ku ishte i pranishëm edhe vetë Beleri, u diskutua nëse mandati i tij duhej zgjidhur përmes ligjit të dekriminalizimit apo përmes ligjit të organeve të qeverisjes vendore.
Kreu i PDBNJ-së, Vangjel Dule tha se vendimi do të apelohet. “Pavarësisht se e dimë fundin, do ta apelojmë dhe do të ndjekim cdo ligjin të Shqipërisë. Tani qëllimi nuk është Fredi Beleri dhe Himara. Ajo që ndodhi është jetike për Shqipërinë që të mos ndodhë me Tiranën, Kukësin, Dropullin apo Korçën” tha ai.