-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Publikohet vendimi i Gjykatës së Lartë: SPAK të hetojë 21 janarin

Kryesoret

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Lartë e cila urdhëron SPAK të hetojë ngjarjen e 21 janarit 2011, ku u vranë 4 veta në Bulevard përpara Kryeministrisë, gjatë protestës së opozitës së asaj kohe.

21 janari duhet hetuar dhe zbardhur pas hetimeve të bëra nga Prokuroria e Posaccme, detyrim i cili i vjen edhe nga vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, marrë 14 nëntorin e vitit 2023. Konstatimi është i qartë i Gjykatës së Lartë e cila jep argumente shteruese në vendimin e plotë dhe të arsyetuar të 12 marsit 2024, kur pranoi pranoi kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, që krimi shtetëror i para 13 viteve të mund të shohë zbardhjen e plotë.

Kolegji i Gjykatës së Lartë thotë se është e rëndësishme të mbahet në konsideratë qëndrimi i Gjykatës së Strasburgut që thotë se çështja e përgjegjësisë së mundshme të zinxhirit komandues të Gardës nuk ishte zbardhur nga hetimi përkatës, që do të duhet të ishte përqendruar në natyrën e urdhrave nga zinxhiri komandues.

“Kolegji çmon të evidentojë – me këtë rast – se – në konformitet me përcaktimet e nenit 46 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut – Palët Kontraktuese (ku përfshihet edhe Shqipëria) – kanë detyrimin e konformimit ndaj vendimeve përfundimtare të Gjykatës (GJEDNJ), në çdo çështje ku ato janë palë, përmes ekzekutimit të tyre”

Gjykata e Lartë thotë se SPAK është i detyruar të regjistrojë procedimin penal dhe të zbardhë përgjegjësitë e Sali Berishës, Lulzim Basha, Ndrea Prendit e të tjerëve për vrasjen e 4 personave të pafajshëm në bulevard.

“Asnjëherë nuk është tentuar për të shtrirë hetimet – lidhur me “ngjarjen e 21 janarit” – ku mbeten të vrarë katër demostrues dhe të plagosur dhjetëra të tjerë – nga zjarri i armëve të përdorura nga efektive të Gardës Kombëtare të “barrikaduar” në brendësi të selisë së Kryeministrit – të ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përtej nivelit të mirëfilltë ekzekutues të krimit (krimeve) – të sipërcituar (efektivë të Gardës Kombëtare – përfshirë edhe nivelin komandues të saj) – por edhe të paballafaquar minimalisht (në të njëjtën kohë) me indiciet individualizuese – evidentuese të implikimit të nivelit më të lartë drejtues shtetëror – përfshirë Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm të kohës – përtej atij të mirëfillte ekzekutues – të vëna në dispozicion të organit të procedimit”./Shqiptarja.com

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit