Zv/kryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se tuneli i Llogarasë këtë vit do të jetë pa pagesë, por vitet e ardhme do të jetë i aksesueshëm vetëm përmes pagesës, që do të kushtojë rreth 5 euro.
“Tuneli i Llogarasë do ketë një shpejtësi rreth 80 km në orë, ka edhe kthesa. Tunelet e kanë shumë të vogël limitin mbi shpejtësi. Në tunel është e patolerueshme sepse mund të krijojë aksidente, ndërsa nuk lejohen parakalimet.
Tuneli i Llogarasë është një vepër me pagesë, pasi do të ketë një mirëmbajtje me kosto të larta. Përllogaritet diku të 5 euro, por bëhet fjalë për vitin e ardhshëm, jo për këtë vit”, tha ministrja tek Top Story.