Policia në pikën kufitare të Hanit të Hotit u ka sekuestruar një shumë prej 84 mijë eurosh polakë.
Gjatë kontrollit në automjetin e polakëve të 35-vjeçarit me iniciale M.K dhe 33-vjeçarit me iniciale M.G., u gjetën rreth 84 000 euro.
Ata tentuan që ti nxirrnin nga Shqipëria pa i deklaruar.
Ndërkohë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për dy polakët për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.