Ditën e sotme një tjetër tërmet ka goditur ishullin e Kretës në Greqi.
Sipas qendrës europiane të monitorimit të tërmeteve, lëkundja ishte me magnitudë 4.2 ballë Rihter, me thellësi fokale 10 kilometra.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 44 kilometra nga Asimion.
Ky është tërmeti i tretë me magnitudë mbi 4 që regjistrohet në ishull brenda dy ditëve.