Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i drejtuar nga Ilirjan Celibashi ka shpallur të pavlefshëm mandatin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri pasi u dënua me 2 vite burg për blerje votash. Tani hape rruga për zgjedhjet e parakohshme në Himarë.
“Me bindje të plotë, ne jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të bashkisë Himarë, zotit Fredi Beleri dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat” tha Ilirjan Celibashi.