Anglia e Gareth Southgate arrin të kualifikohet në gjysmë finale, pasi mundi Zvicrën 5-3, pas ekzekutimit të 11 metërshave. Anglezët u treguan të saktë në të 5-ta goditjet, ndërkohë që për zviceranët fatal ishte gabimi i Akanjit.
Angli-Zvicër përballen në Dusseldorf, në sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Euro 2024. Një sfidë shumë e rëndësishme me Anglinë, që ende nuk po e gjen dot veten sa i përket lojës së të besuarve të Southgate, ndërsa përballë është një skuadër si Zvicra e cila është e mbushur me entuziasëm, sidomos pas suksesit ndaj Italisë, në fazën e 1/8 të finaleve.