-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hamasi heq dorë nga një kërkesë kyçe, hapet rruga për armëpushim në Gazë

Kryesoret

Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e ka dhënë pëlqimin fillestar për një propozim amerikan për një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës, pasi hoqi dorë nga njëra prej kërkesave kryesore, thanë një zyrtar egjiptian dhe një i Hamasit të shtunën.

Grupi radikal hoqi dorë nga kërkesa që Izraeli t’i japë fund plotësisht luftës.

Megjithatë, vendimi i Hamasit – i cili e kontrolloi Gazën para se ta nxiste luftën më 7 tetor duke e sulmuar Izraelin – mund të bëjë që të ketë pushim të luftimeve për herë të parë prej nëntorit të kaluar, si dhe ta hapë rrugën për bisedime të mëtutjeshme për t’i dhënë fund luftës tashmë nëntëmujore.

Por, të dyja palët paralajmëruan se nuk ka garanci ende për një marrëveshje të mundshme.

Dy zyrtarët, të cilët folën në kushte anonime, thanë se marrëveshja me faza, e përpiluar nga Uashingtoni, së pari përfshin një armëpushim “të plotë” gjashëjavor, gjatë të cilit do të liroheshin një numër pengjesh, përfshirë gra, të moshuar dhe të plagosur, në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Gjatë këtyre 42 ditëve, forcat izraelite do të tërhiqeshin nga pjesët më të populluara të Gazës dhe do ta lejonin kthimin e të zhvendosurve në shtëpitë e tyre në veri të Gazës, thanë ata. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit