Komisioni hetimor “Për trajtimin e të dhënave në sistemin TIMS” do të zhvillojë mbledhjen e radhës më 10 korrik.
Sipas njoftimit të publikuar seanca do të zhvillohet për dëshmitarët të cilët mund të kenë informacion lidhur me vjedhjen apo sulmet kibernetike të ndodhura në sistemin TIMS.
Njoftimi:
Zhvillimi i seancave dëgjimore me dëshmitarët si vijon:
Ora 10:00 – Z. Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
Ora 11:00 – Z. Genti Gazheli, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave;
Ora 12:00 – Z. Edmond Rrushi, Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit;
Ora 13:00 – Znj. Luneda Sufali, Kryeinspektore e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor;
Ora 14:00 – Z. Ardian Bali, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes;
Ora 15:00 – Z. Ervin Koçi, Drejtor i Përgjithshëm i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.