Në datë 7 Qershor Kosova voton për të zgjedhur Parlamentin dhe qeverinë e re. Nga sot, 6 maji, është hapur afati për të aplikuar për regjistrim qytetarët që synojnë të votojnë nga jashtë Kosovës. Ky afat do të zgjasë deri më 17 maj.
Nga jashtë Kosovës mund të votohet në dy mënyra, përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike. Votimi nëpërmjet postës mund të bëhet nga periudha 25 maj për 12 ditë, deri më 6 qershor.
E votimi në përfaqësi diplomatike bëhet një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, pra më 6 qershor, nga ora 07 deri në 19. Në zgjedhjet e dhjetorit ishin mbi 70 mijë aplikime për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës.









