Një aksident ka ndodhur në Gjirin e Lalzit.
Raportohet se një makinë ka përplasur një fëmijë të mitur.
Vajza e mitur ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga automjeti. Për shkak të trafikut të rënduar, ambulanca është vonuar për të shkuar në vendngjarje.
Nga detajet e para e mitura është me origjinë të huaj nga Skocia dhe ndodhet në Shqipëri për pushime në Gjirin e Lalzit.