-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partia e Lirisë reagon për tunelin e Llogarasë, kërkon rishikimin e tarifës

Kryesoret

Partia e Lirisë nëpërmjet një deklaratë për mediat ka reaguar në lidhje me taksën prej 5 euro të vendosur nga qeveria për kalimin në tunelin e Llogarasë.

Sekretarja për fuqizimin e gruas në Partinë e Lirisë Ines Shehu kërkoi nga qeveria që të sqarojë se ku do të shkojë shuma e mbledhur nga kalimi i automjeteve në këtë tunel dhe kërkoi rishikimin e tarifës në varësi të fluksit dhe kostove të mirëmbajtjes.

“Qeveria duhet të sqarojë sa kushton mirëmbajtja dhe sa mjete do të kalojnë në vit. Më pas bëhet ushtrimi dhe del tarifa, e cila do të duhet të ndryshojë në varësi të fluksit dhe kostove të mirëmbajtjes por jo të vendoset fikse”, shprehet Shehu.

Më tej ajo theksoi se duke shtuar kostot extra të çdo autostrade po i vihet një barrierë e madhe çdo qytetari mesatar shqiptar për të mos aksesuar bregdetin Jonian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit