Në Dibër u arrestua një 47-vjeçar i cili merrej me aktivitetin e lojërave të fatit.
47-vjeçari me iniciale E.K së bashku me 46-vjeçarin me iniciale L.C., ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit të një lokal në Burrel.
Këta në bashkëpunim me njëri-tjetrin me anë të telefonave dhe kundrejt shumave të parave iu vinin baste sportive qytetarëve të ndryshëm.
46-vjeçari është i shpallur në kërkim.
Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët dhe një shumë parash që dyshohet të përfituara nga kjo veprimtari.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.









