Në Velipojë u arrestua një 29-vjeçar i cili shiste doza kanabisi në zonën bregdetare.
29-vjeçari me iniciale M.Th., banues në Tiranë dhe 28-vjeçari me iniciale E.P banues në Pogradec shisnin doza të gatshme kanabisi në plazhin e Velipojës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike kanabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
Ndërsa për 28-vjeçarin ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.