Një tjetër protestë është zhvilluar sot pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë pas skandalit në spitalin Onkologjik ku ende ka mungesë medikamentesh.
Gazetari Osman Stafa duke marrë fjalën në protestë tha se ajo që po ndodh në këtë spital është krim, është vrasje. Ai u shpreh se gjithë kjo situatë po përpiqet të kalohet duke ua hedhur fajin mjekëve, ndërkohë që ata janë hallka e fundit.
“Mjekët janë hallka e fundit, institucioni që duhet të sigurojë kimiot është Ministria e Shëndetësisë. Pancientët presin me muaj, po ku njeh kanceri listë-pritjeje, ku pret kanceri tenderat? Si pasojë e mungesës së 2 medikamenteve 200 pacientë me kancer janë pa mjekim. A është vrasje kjo, a është krim”, tha gazetari