Ambasadori i OSBE Michel Tarran në tryezën e diskutimit me KQZ-në për zgjedhjet 2025 u ka bërë thirrje palëve politike në vend që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të realizohet vota e diasporës.
Michel Tarran tha se “Sfidë e pazgjidhur ende zbatimin e vendimit të GJK-së duke përfshirë çështjen e votimit nga jashtë vendit. Secili shtet duhet të zbatojë atë model që i përshtatet me mirë sipas kontekstit. Çdo vendim, duhet të jetë prej konsensusit të zgjedhësve”.
Ai u shpreh se ky konsensus duhet të bazohet në bashkëpunim dhe një qasje e tillë do të çonte në votimin nga jashtë vendit.
“OSBE eshte e angazhuar për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve dhe proceset zgjedhore. Ju ftoj ta shihni prezencën OSBE-së. Kur ka vullnet ka edhe zgjidhje”, tha Tarran.