-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Tuneli i Llogarasë me kosto 2.2 herë më të lartë se ai i Kërrabës

Kryesoret

Berisha ditën e sotme në tubimin poshtë banesës së tij u shpreh se tuneli i Llogarasë ka një kosto 2,2 herë më të lartë se tuneli i Kërrabës. Berisha tha se ndërsa tuneli i Kërrabës i shërbente 2 mln banorëve, ai në Llogara u shërben 3 mijë banorëve dhe ka një kosto 45 mijë euro për banor.

“11 korriku është betimi i shqiptarëve kundër kriminelëve në pushtet dhe bandave të tyre.

11 korriku është dita e shqiptarëve kundër armikut më të egër që ata kanë pasur Edvin Kristaq Rama, i cili mori pushtetin, i akuzuar në raportet e OSBE-së se ka fshehur në kontot offshore 200 milionë euro.

I cili ndërtoi sarajet e Surrelit 57 metra të gjata, në një kohë kur kishte të deklaruara gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë.

I cili ndërtoi sarajet me një kopsht 5 mijë metër katrorë, duke deklaruar se ma ka dhuruar Linda se e kishte blerë me 2 dollarë, në një kohë kur toka aty kushtonte minimumi 25-40 dollarë.

Edi Rama është armik i qenies së shqiptarëve.

Shqiptarët betohen të japin përgjigje sojit të tyre, familjarëve të tij, që si shushunja u thithin gjakun shqiptarëve.
Vëllait të tij, Olsi Rama, që me firmë të vëllaçko Edit, përvetëson 38 mijë metër katrorë tokë. Ky peshkaqen i pangopur, farë e keqe si kjo nuk ka pasur Shqipëria”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit