Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë kërkoi pezullimin nga detyra për katër zyrtarët e bashkisë së Devollit.
Katër punonjësit e bashkisë së Devollit me iniciale G.K., A.C., K.M dhe E.M., kanë konsumuar veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim i dokumenteve’.
Ata kanë kryer procedurën e prokurimit me objekt blerje mallra materiale ndërtimi për nevojat e bashkisë.
Në bazë të kërkesës së Prokurorisë, gjykata vendosi pezullimin nga detyra të punonjësve të bashkisë.