Garda Civile në Spanjë ka konfirmuar arrestimin e 4 shqiptarëve të cilëve iu gjet dhe iu sekuestruan rreth 3 kilogramë e gjysmë snuff dhe rreth 40 kartona nga Andorra me vlerë tregu mbi 7286 euro.
Siç flitet nga autoritetet në një patrullë që ka kryer në një pikë verifikimi është identifikuar një automjet me targa të huaja të parkuar në një rrugë pyjore që kur ka parë policinë ka ecur me shpejtësi.
Më pas filloi një ndjekje, e cila përfundoi me ndërhyrjen e një patrulle të dytë e cila, do të ndihmonte të parën.
Kur të katër anëtarëve të mjetit iu mor karta e identifikimit, ata panë mallin që mbanin në bagazh.