Një vajzë 13-vjeçare me origjinë nga Durrësi e cila banonte në Itali është transportuar nga Spitali i Sarandës drejt atij të Traumës.
Ajo ishte së bashku me të vëllanë duke shëtitur me jet-ski.
Bëhet me dije se vajza me iniciale E.GJ kishte qenë duke lundruar me një mjet ujor tip jet-ski, kur është aksidentuar dhe ka pësuar fraktura.
Për shkak të gjendjes dhe për një mjekim më të specializuar është nisur me helikopter drejt Tiranës. Policia ndërkohë ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes.