Policia në Shkodër ka vijuar operacionin “Territori i pastër” dhe kanë asgjësuar 3561 bimë kanabisi.
Gjatë kontrolleve kanabisi është gjetur në fshatrat e njësisë administrative Pult dhe Shalë.
Ndërkohë po vijon puna për identifikimin e personave që merren me këtë veprimtari kriminale.