Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi, një ditë përpara protestës së 11 korrikut, ka shpërndarë fotografi të simpatizantëve të Partisë Demokratike, si dhe qytetarëve të Tiranës.
Këlliçi theksoi se qytetarët presin me padurim largimin e kësaj qeverie antikombëtare dhe hajdute, duke shtuar se maxhoranca aktuale ka mbyllur llogaritë me shqiptarët.
“Edhe 1 ditë na ndan nga protesta e 11 korrikut. Qytetarët presin me padurim ndryshimin dhe largimin e kësaj qeverie antikombëtare, e cila i ka mbyllur llogaritë me shqiptarët. Dyshja Rama – Veliaj kanë vjedhur Shqipërinë dhe Tiranën, si askush më parë.
Njësia 5 do të jetë aty, në protestë përballë kryeministrisë, për të kërkuar llogari për çdo padrejtësi e vjedhje që firmoset në atë godinë, mbi të gjitha për qindra milionat e vjedhura deri tani me inceneratorin fantazmë dhe skemën kriminale 5D! O sot, o kurrë”, u shpreh Këlliçi.