Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pasi u mor në pyetje për rreth një orë.
Në një komunikim për mediat Ndreu u shpreh se është thirrur si një person në hetim për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi një denoncimi të bërë nga PD-ja e Lezhës.
Ai thotë se në këtë cështje ka 0 shkelje procedurash, 0 korrupsion dhe 0 dëm ekonomik, por PD-ja e Lezhës sipas tij nuk është dakord për një trotuar.
“Është kallëzim politik, por nuk ka të bëjë me asnjë shkelje”, thekson Ndreu.