Kandidati i opozitës për bashkinë Himarë do të jetë Petro Gjikuria, një shqiptaro-amerikan, i cili është edhe sipërmarrës.
Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës do të mbahen më 4 gusht ndërsa sipas projektvendimit të KQZ, kandidatët do të kenë në dispozicion, vetëm 1 javë kohë për të organizuar fushatën e tyre.
Vangjel Tavo është kandidati i zyrtarizuar i socialistëve. Zgjedhjet për Himarën do të zhvillohen pasi kryetari i zgjedhur në 14 maj të 2023, Fredi Beleri u dënua me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.