Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se dy avionë Canadair sapo kanë nisur një ndërhyrje ajrore për të shuar flakët në Dropull dhe Finiq.
“Avionët grekë vijnë si mbështetje për Shqipërinë nëpërmjet Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile dhe bashkohen me përpjekjet e Forcave tona të Armatosura, zjarrfikësve, personelit të emergjencës civile dhe strukturave lokale që kanë luftuar flakët atje prej 2 ditësh”, shkruan Peleshi.
Ai shpreh mirënjohje për gatishmërinë e treguar nga qeveria italiane dhe kroate për të sjellë avionë.