Pasditen e djeshme në Korçë një 27-vjeçar mbeti i plagosur teksa po punonte në një banesë.
27-vjeçari me iniciale A.Xh., u rrëzuar aksidentalisht gjatë punës në rikonstruksionin e një banese.
Ai menjëherë u dërgua në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë ka nisur procedimi për drejtuesin teknik të firmës 62-vjeçarin me iniciale P.L dhe për pronarin e shtëpisë 58-vjeçarin me iniciale V.Gj.
Pas veprimeve të kryera policia ka zbuluar se rikonstruksioni në banesë po kryhej pa leje nga institucionet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.