Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato së bashku me Drejtorin e Autoritet Rrugor Shqiptar Gentian Gjyli kanë inspektuar tunelin e LLogarasë.
Altin Qato tha se tuneli i LLogarasë monitorohet 24 orë me kamera dhe matës të shpejtësisë si dhe nëpërmjet grupit TNT.
“Tuneli monitorohet 24 orë me kamera dhe matës të shpejtësisë, si dhe nëpërmjet grupit TNT, me qëllim parandalimin e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe menaxhimin e trafikut”, shprehet Qato.
Ndërsa Gentian Gjyli thotë që janë në angazhim të plotë dhe në koordinim me policinë rrugore bë mënyrë që të ndërhyjnë në çdo rast nevoje.