Ambasadori i BE-së në vendin tonë Silvio Gonzato ka qenë një takim në Shkodër të organizuar në kuadër të programit “BE për bashkitë”.
Në atë takim u analizuan arritjet e tre viteve të fundit në bashkitë ku u zbatua.
Gonzato vlerësoi reformën në drejtësi dhe theksoi se SPAK duhet të lejohet të bëjë punën.
“Ne duhet të lejojmë SPAK të bëjë punën e vet, të krijojmë hapësirën qe ta bëjnë këtë. Në të njëjtën kohë mund të them se ndoshta ajo reforme siguron se sistemi gjyqësor është i pavarur, i pavarur nga ndikimi politik”, u shpreh Gonzato.
Ai tha se problemi i vetëm është pengesa kryesore e Shqipërisë në rrugën drejt BE është korrupsioni.
“Mendoj se është sinjal i mirë, unë besoj dhe shpresoj se SPAK do bëjë punën e tij. Por ne nuk duam të shikojmë aspektin ndëshkues, por edhe strukturën, atë mjedis që krijon këtë mundësi për korrupsion të adresohet”, u shpreh Gonzato.