Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, iu bashkua protesës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Ai tha se Partia Demokratike dhe opozita kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike.
“Unë besoj se nuk kam arsye më shumë se 90% e shqiptarëve për të dalë në protest. Ne kemi një qeveri komplet të korruptuar, kemi një qeveri që po varfëron qytetarin, po pengon procesin e integrimit në BE dhe nuk ka standarde politike. Është përkeqësuar gjithçka, kështu që duhet të protestojmë.”
Mustafaj u shpreh se shteti ka nevojë për qeveri teknike për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai mori shembullin e Maqedonisë së Veriut duke u shprehur se ne duhet ta ndjekim.
“Ne kemi në rajon një eksperiencë shumë të suksesshme si Maqedonia e Veriut dhe krijimi i një qeverie 100 ditë para protestës i siguron jo vetëm alternancën e pushtetit, por edhe siguron zgjedhje të pa kontestuara,” tha Mustafaj.