-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Efi Dhedhes takohet me Heidi Bacin? Ish banorja nuk i kthen përgjigje

Kryesoret

Efi Dhedhes është një nga ish-banoret e “Big Brother VIP 2” më të pëlqyera dhe të komentuara nga publiku.

Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, aty ku ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Por së fundmi, Efi ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me fansat e saj, të cilë kanë qenë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje për jetën e saj.

E jo vetëm kaq, pasi një ndjekës e ka pyetur atë në lidhje me ish-finalisten e edicionit të tretë të BBV, Heidi Baci. Kjo e fundit është mjaft e komentuar në showbiz-in shqiptar si dhe ka fituar simpatinë e Efit.

Dhedhes, e pyetur nga ndjekësit nëse e ka takuar Heidin “live”, nuk ka zgjedhur të përgjigjet drejtpërdrejtë por ka etiketuar ish-finalisten duke vendosur disa emoji.

“Mendoj që ti dhe Heidi e keni konsumuar takimin e parë live javën që shkoi”, shkruan ndjekësi.

“Heidi Baci a është e vërtetë?”, është përgjigjur Efi, por ish-banorja e BBV3 ende nuk ka kthyer përgjigje.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit