Nënkryetari i PD-së Agron Gjekamrkaj ka dhënë një intervistë për gazetarin Osman Stafa ku u shpreh se protesta që do të mbahet sot është kundër çdo padrejtësie që qeveria ka bërë ndaj shqiptarëve.
Gjekmarkaj tha se kjo protestë organizohet edhe për lirimin e kreut të PD-së, Sali Berisha, për të cilin tha se po mbahet me një masë arresti, pa prova dhe fakte, dhe me një proces që nisi me shkelje të Kushtetutës.
“Përtej motiveve, çdokush duhet të hetohet,por çdokush ka të drejtën e një procesi të lirë dhe të ndershëm.
Ne jemi kundër padrejtësisë në protestën e sotme, jo kundër drejtësisë”, tha Gjekmarkaj.