-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira

Kryesoret

Sali Berisha në protestën e sotme u shpreh se me Ramën nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira.  Ai tha se duhet të lidhim besën për zgjedhje të lira por me qeveri teknike

Sali Berisha: Sot një flamur ngjyrë blu, i pluralizimit dhe PD-së valvitet mbi korrupsionin, mbi vjedhjet, krimin si shpresë e vetme për shqiptarët duke sjellë shpëtimin e opozitës. Për cdo shqiptar, bien boritë e luftës për shpëtimin e Shqipërisë, tani lufta është flamurin e kombit. Kjo nuk është një betejë politike por për fatin e Shqipërisë. Edi Rama është mafia më e rrezikshme, i ka shpallur luftë kombit. Rama do një Shqipëri pa shqiptar, pa drejtësi, pa opozitë. Prandaj kjo luftë, meriton cdo sakrificë nga demokratët. Kjo luftë nuk do të luftohet vetëm nga PD, por është e cdo shqiptari prandaj kushtrimi im shkon për cdo parti politike shqiptare, për veprimtar apo aktivist, vetëm zgjedhjet e lira janë shpëtimi i Shqipërisë. Por me Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Të bashkohemi për qeveri teknike. Thirrja ime shkon për socialistët e zhgënjyer dhe shqiptarët kudo që ndodhen. Vetëm zgjedhjet e lira janë shpëtimi i Shqipërisë, por me Ramën nuk ka. Të lidhim besën për zgjedhje të lira, por me qeveri teknike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit