-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE/ Meta: Rama-Veliaj duhet të ishin në burg

Kryesoret

Ilir Meta në protestën e sotme ka folur për problemet e drejtësisë shqiptare. Ai u shpreh se SPAK dhe kreu i tij janë me vonesë pasi Rama dhe Veliaj duhet të ishin në burg.

Ilir Meta: Dëgjoj që thonë e arrestuan edhe Beqajn, ouu cudi e madhe. Dumdumani është katër vite me vonesë që nuk ka arrestuar Ramën, që me vetëdije të plotë ka firmosur 17 vendime qeverie dhe i ka imponuar ai dhe drejtori i prokurimeve ka qenë kundër. Kanë qenë ministra që i kanë kundërshtuar. Filloi hetimi me 5D, Erion Veliaj ka vjedhur publikisht me firmën e tij kompetencat e këshillit bashkiak dhe të pushtetit lokal që nuk i takojnë atij për të futur në borxh Tiranën për një inceneraotr që nuk ekziston. Dumdumani thotë kam hallin e arbitrazhit, po atëherë pse nuk e arreston Ramën dhe Veliajn për humbjen e gjyqit me Beketin? Pse nuk e paska hallin Rama ky kriminel që me aferën e portit të Durrësit ka cuar në arbitrazh të gjitha ato kompani të huaja që do të përfitojnë qindra miliona Euro? Ka ardhur koha ti paguajë Rama. Prandaj të bashkuar të gjithë të vendosim në një luftë pa kthim me këtë regjim kriminal. Punonjësit të respektojnë ligjin se do të përfundojë atje ky është qeveria e Ramës. Cdo drejtor policie të bëjë detyrën, përndryshe do ta kesh personale. I themi si prokurori i Metamorfozës do ta paguani. Ju që mbani të arrestuar Berishën për llogari të Ramës. Ju horra dhe vagadobna që në 7 fjalë, 6 i keni ambasada. Ju jeni betuar tek Rama dhe Agaci, që duhet të ishte futur 700 herë në burg për koncesionet e paligjshme. Që të mos zgjatem se ju tani prisni legjendën. Asgjë nuk do të na ndalë derisa ta cojmë Ramën atje ku e ka qeverinë e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit