Seanca në GJKKO për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha u shty për datën 19 korrik.
Në një deklaratë për mediat avokati Genci Gjokutaj u shpreh se për vënien në dispozicion të dokumenteve i është kërkuar pagesë.
“Kolegu ka ardhur në Gjykatë dhe i kanë vënë kusht që dokumentet merren nëpërmjet pagesës. Është praktika e zotit Beqaj që i janë dhënë aktet edhe pa pagesë. Ne i kemi të nevojshme. Gjykata ka gabuar, bën atë që thotë SPAK”, u shpreh ai.