-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vatrat e zjarrit në Dropull, Balla në terren: Zjarri më i madh që kemi pasur në shumë vite

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka inspektuar nga afër sot ndërhyrjet e strukturave të shërbimit zjarrfikës dhe emergjencave civile në jug të vendit ku prej ditësh situata është e rënduar.

“Ky është për nga sipërfaqja, ndoshta zjarri më i madh që kemi pasur në shumë vite, i favorizuar për shkak të terrenit, por edhe erës, e cila ka bërë shpërndarjen e këtij zjarri në një gjatësi tepër të madhe duke përfshirë pothuajse 3 bashki, deri në momentin që flasim, por që era që fillon tani pasdite, dhe gjatë natës, do të vazhdojë të mbajë aktive disa prej vatrave të këtij zjarri”, u shpreh Balla për mediat.

Ai ka theksuar se për izolimin e flakëve janë përfshirë që të gjitha strukturat jo vetëm nga baskia Vlorë por dhe nga bashki të tjera.

Ai tha më tej se do të vazhdohet të mbahet e kontrolluar situata.

“Nuk e kemi fituar luftën, kemi fituar ndoshta disa beteja të vogla, por lufta me këtë vatër të shtrirë prej disa km zjarri është e vështirë sepse edhe shiun e kemi larg ose nuk duket fare në horizont të paktën për një javë nga sot”, u shpreh Balla.

Flakët në Dropull, preket edhe fshati Terihat

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit