-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mit’hat Havari: Rama më grabiti kontributin dhe më futi mik! (Dy mesazhe për Ramushin dhe Ali Ahmetin)

Kryesoret

Ish-drejtori i policisë së shtetit Mit’hat Havari, sot në protestën e 27-të antiqeveritare ka reaguar me tone të ashpra ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.

Gjatë fjalës së tij Havari u ka përcjellë mesazh edhe ish-kreut të AAK, Ramush Haradinaj, në Kosovë dhe kryetarit të BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, pasi ky i fundit përmes deklaratave zyrtare në distancë, nga RMV është përfshirë në lidhje me protestën e Tiranës.

Fjala e Havarit

Unë kam shkatërruar parkun Rinia përballë kriminelëve dhe guxoni të më grabiste kontributin. Më futi edhe mik por nuk pushova. Ata që vjedhin kontributet, vjedhin paratë e popullit. Bashkë me atë që është në burg, edhe ai kancer është, bashkë me bashkëshorten e vet që një televizion e glorifikoi.

Të shohin njerëzit si model një hajdute, turp! Zoti Lamallari deklaroi se ishte Rama që vajti në Serbi dhe foli për pavarësinë e Kosovës. Zoti Lamallari të ka përdorur se ti nuk guxon pa lejen e tij. Kosovën e cliroi vetë Kosova me SHBA-Britani dhe pa ata kurrë nuk do të ishte Kosovë sot.

Më vjen keq për Ramush Haradinajn që tha se më vjen turp për protestuesit që kanë shkuar atje. Ramush Haradinaj ne e njohim shumë mirë historinë, nuk po të them se ke qenë 3.5 vite burg në Hagë i akuzuar për krime lufte. Ke marrë pafajësi, por atë e di vetë ti, se pafajësia paguhet me para po ti ka thënë Haga….

Më dëgjo, cdo të thotë dy qylafët me Shqiponjën e zezë, është vëllazëria shqiptare. Ramush Haradinaj mos harro, bandat komuniste në ’45 mbërritën në Kosovë dhe kanë ekzekutuar nacionalistët, bënë masakrën e Tivarit. Ndaj vijnë këtu, nuk i dërgon Albin Kurti.

Ali Ahmeti deklaroi se sot në Shqipëri turistët….Ali Ahmeti turistët pushojnë paqësisht në Shqipëri, demonstratë më paqësore nuk ka bërë vaki. Ali Ahmeti këtu nuk vjen elita e turizmit, se deti Adriatik dhe Jon janë zhytur nga ujërat e zeza

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit