Paditen e sotme një 50-vjeçare është hedhur nga ura e autostradës Fushë Krujë-Thumanë, e cila ka një lartësi 12 metra.
Ajo dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është e identifikuar si Marjana Çoku.
50-vjeçarja ka arritur të hipë mbi barrierat e urës dhe të hidhet.
Fatmirësisht ajo nuk ka humbur jetën, pasi ka rënë mbi një tendë rrushi, duke amortizuar kështu rënien.
Ajo ka pësuar fraktura dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës për një ndërhyrje të specializuar kirurgjikale.
Pak para ngjarjes, 50-vjeçarja është paraqitur në një qendër shëndetësore ku ka marrë një mjekim, i cili duket se nuk i ka vepruar.