Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë inspektimit të stacionit të rikonstruktuar të Policisë Kufitare Divjakë tha se kjo zonë mbetet një destinacion i rëndësishëm turistik pasi frekuentohet nga pushues vendas dhe të huaj.
“Duhet të garantojmë që çdo pushues që zgjedh të pushojë në bregdetin e shkëlqyer të Divjakës, të jetë i sigurt. Mos të harrojmë asnjëherë se sapo ne të mbyllim sytë, persona të caktuar janë të gatshëm të thyejnë rregullat”, u shpreh Balla.
Ai theksoi se pjesa e Jet Ski-ve mbetet një problem që duhet monitoruar për të garantuar jetën e pushuesve.
Gjithashtu Balla u shpreh se nuk lejohet që në këto temperatura të larta të digjen mbetjet pasi nuk do të ketë asnjë tolerim për zjarrvëniet.