Ish-presidenti Ilir Meta ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Posaçme për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke kërkuar një vendim më të butë.
Ky ankim vjen pas nisjes së shqyrtimit në thelb të çështjes penale që ka ngritur akuza ndaj tij për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Gjykata pritet të caktojë seancën për shqyrtimin e kësaj kërkese në ditët në vijim.
Meta është i burgosur që prej tetorit 2024 dhe ende po përballet me këto akuza.
/5pyetjet.al









