-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ: S’është proces i lehtë, zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen sa më vonë!

Kryesoret

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiut, që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen sa më vonë.

Sa i përket buxhetit të KQZ-së, Radoniqi tha se mund të jetë përafërsisht si në zgjedhjet e kaluara.

“Sa më vonë. Çështja e buxhetit nuk është diskutuar ende në KQZ, por besoj se do të jetë përafërsisht si në zgjedhjet e kaluara. Sa i përket datës, kemi kërkuar që të kemi sa më shumë kohë, na duhen përgatitje sepse nuk është proces i lehtë”, tha Radoniqi.

Megjithatë, Radoniqi e pohoi se ka kërkuar që 7 qershori të jetë dita kur të mbahen zgjedhjet, ashtu siç parashihet nga aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese./ KlanKosova

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit