-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan: Izraeli nuk mund të bashkëpunojë me NATO-n

Kryesoret

Presidenti turk Tajip Erdogan tha të premten se nuk është e mundur që NATO të vazhdojë partneritetin e saj me administratën izraelite.

“Pa paqe në Palestinë, Ankaraja do t’i rezistojë bashkëpunimit. Nuk është e mundur që administrata izraelite, e cila ka shkelur vlerat themelore të aleancës sonë, të vazhdojë marrëdhëniet e saj bashkëpunuese me NATO-n.”

Kështu ka deklaruar presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, siç raporton televizioni shtetëror Trt, në një konferencë për media gjatë samitit të Aleancës Atlantike në Uashington.

“Derisa të vendoset paqja gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme në Palestinë, përpjekjet për bashkëpunim me Izraelin brenda NATO-s nuk do të miratohen nga Turqia”, shtoi Erdogan.

Turqia gjithashtu vazhdon përpjekjet e saj diplomatike për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit