-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Horror në Britani, policia zbulon një valixhe me eshtrat e dy personave

Kryesoret

Një ngjarje horror ka ndodhur në Britani, ku policia thotë se eshtrat e dy personave janë gjetur në një valixhe të hedhur në “Clifton Suspension Bridge”.

Policia Metropolitane po merret me hetimet dhe kanë publikuar edhe foton e një personi që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Personi i dyshuar kishte udhëtuar të mërkurën në zonën Clifton të Bristol nga Londra përpara se të merrte një taksi për të shkuar drejt urës aty ku edhe kishte hedhur valixhet.

“Kushdo që ka informacion në lidhje me vendndodhjen e personit, i kërkohet të kontaktojë 999”, thotë policia.

Zbulimi i mbetjeve njerëzore “ka shkaktuar tronditje dhe shqetësim të thellë në të gjithë komunitetet tona”, tha në një konferencë shtypi më parë shefja e  policisë së Avon dhe Somerset në Bristol, Vicks Hayward-Melen.

Ende nuk janë identifikuar eshtrat e dy personave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit